
Argjentinasit e Boca Juniors kanë avancuar në lidhje me blerjen e Edinson Cavanit . Kryeqytetasit kanë përgatitur një kontratë 3 vjeçare për uruguajanin dhe një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon. Një përfitimi i tillë do ta shëndërronte ‘’ El Matadorin ‘’ si një prej lojtarëve më të paguar në Amerikën e Jugut . Ideja e drejtuesve të ‘’ Los Xeneises ‘’ është që 34 vjeçari të transferohet në ‘’ La Bombonera ‘’ me parametër zero sepse arkat e klubit nuk disponojnë kapitalin e mjaftueshëm për blerjen e kartonit , fakt që e komplikon shumë konkretizimin e operacionit . Gjithsesi ditët e fundit për sulmuesin nga Salto kanë rezultuar produktive sepse gjatë një bisede me trainerin e kombëtares ‘’ Charrua ‘’ Washington Tabarez është këshilluar nga ky i fundit për qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ sepse beson se ka akoma shumë për të dhënë .
Kjo çështje nuk është anashkaluar as nga ish shoku i tij tek Paris St Germain Leandro Paredes i cili pavarësisht analizës së aktualitetit që po përjeton Boca Juniors dha mendimin e tij :
“ Edinson me pyet gjithmonë për zhvillimet tek Boca Juniors . Nuk duhet të përjashtoj as Ander Herreran . Flasim shumë për diçka të tillë . Duan të jenë në dijeni sesi është të luash në ‘’ Bombonera ‘’ , përfundoi mesfushor i ‘’ Les Pariziens ‘’. Edinson Cavani vijon të zhvillojë një sezon pozitiv sepse me ‘’ The Red Devilsat ‘’ është aktivizuar në 31 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola . Nëse marrim parasysh moshën e tij statistika të tilla mbeten interesante sidomos në një ligë si Premier League vështirësia është evidente .
Talenti dhe kompromisi absolut me këtë profesion i ka dhënë shansin golashënuesit të ‘’ Celestëve ‘’ për të provuar 3 liga të njohura si Calcio , Ligue 1 dhe Premier League në të cilat ka treguar se është një sulmues shumë produktiv .



