
Faza e parë e sezonit evidentoi disa probleme të theksuara tek Paris St Germain.
Pavarësisht arritjes së objektivave, vështirësitë ishin të dukshme dhe prioritet për Luis Enriquen mbetet përforcimi i prapavijës.
Diego Llorente, kartoni i të cilit është në pronësi të Romës por aktualisht vijon i huazuar tek Leeds United, preferohet nga traineri asturian.
Spanjolli është shëndërruar në titullar të padiskutueshëm në skemat e Jose Mourinhos dhe numri një i stolit të kuq e bluve e vlerëson shumë dhe e njeh mjaft mirë pasi në të kaluarën e kishte nën urdhërat e tij tek ‘’ La Furia Roja ‘’, kombëtare me të cilën u aktivizua për 10 ndeshje.
Marrëdhëniet ndërmjet ‘’ Verdhekuqve ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë të jenë të shkëlqyera por ja vlen të nënvizohet se kontrata e 30 vjeçarit me anglezët skadon në 2026-tën.
Në të kaluarën Diego Llorente ishte pjesë e Real Madridit , Rayo Vallecanos, Malagas dhe Real Sociedadit, lojtar i cili po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ Olimpico ‘’.
Deri më tani ‘’ Lucho ‘’ ka ditur ti bëjë shumë mirë detyrat tek francezët, të cilët i kualifikoi për me tej në Champions League, të cilët më pas fituan Superkupën e Francës dhe momentalisht kryesojnë Ligue 1.
Ndërsa Diego Llorente në sezonin aktual numëron 23 sfida dhe 2 asiste, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në pjesën e mbetur të merkatos.



