Real Madridi gjen zëvëndësuesin e Tchouameni

Real Madridi gjen zëvëndësuesin e Tchouameni

Në këto ditë të nxehta merkatoje, drejtuesit e Real Madridit vijojnë të shpresojnë se do të mund ta transferojnë njëherë e mirë Kylian Mbappen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Gjithsesi spanjollët nuk mjaftohen me kaq dhe do të tentojë të përforcohen edhe në të tjerë reparte, si përshembull në mesfushë . Aurelien Tchouameni mund të largohet nga kryeqytetasit, drejtuesit e të cilëve sipas prestigjozes ‘ Sport ‘ e kanë gjetur zëvëndësuesin. Për francezin është interesuar Bayern Munchen , ekip i gatshëm të ofrojë plot 100 milionë euro por madrilenët nuk kanë qëndruar duarkryq dhe ia kanë vënë gishtin Gabri Veigas. Mesfushori i Celta Vigos sapo u shpall nënkampion i Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në kategorinë e moshave , për të cilin pritet një sfidë e ashpër sepse edhe Manchester City, Chelsea , Tottenhami, Arsenali dhe Paris St Germain janë në garë për 21 vjeçarin. Celta Vigo pretendon 40 milionë euro për talentin nga Pontevedra , i cili në sezonin e shkuar rikonfirmoi edhe njëherë vlerat në fushën e lojës dhe gjatë kësaj periudhe me shumë gjasa do të vendosë për të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy