Skënderbeu vazhdon me përforcimet në merkato. Lojtari i radhës që ka firmosur me korçarët, është Kamelu Franklin.
Futbollisti është pjesë e kombëtares U-20 të Kamerunit, ndërsa luan në rolin e mesfushorit organizator.
Në njoftimin e Skënderbeut, thuhet se Franklin ka firmosur kontratë 4-vjeçare.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT:
Kamleu Franklin vishet bardhekuq! KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin më të ri zyrtar në këtë merkato vere.
Organizatori nga Kameruni, Banmassa Kamleu Franklin Lincoln, 20 vjeç vishet bardhekuq dhe luan edhe me kombëtaren U-20 të Kamerunit. Kamleu Franklin ka firmosur për 4 vjet me bardhekuqtë. I urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut.
Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen kamerunasit Kamleu Franklin!



