Kombëtarja U-21 ka marrë një fitore dramtike me përmbysje 3-1 kundër Andorës në Elbasan Arena, e cila shkon në linjë me rezultatin e pak ditëve më parë ku të besuarit e Alban Bushit shkatërruan 1-5 Australinë. Por gjithsesi sfida e sotme nuk ishte e lehtë, pasi rrezikoi ta dërgonte ekipin në demoralizim.
Kjo pasi në minutën e 2 Aleaz kaloi miqtë në avntazh me penallti. U desh shumë kohë për të kthyer optizmin për fitore te skuadra U-21, por me rëndësi është që ia dolën.
Pas disa tentativave të njëpasnjëshme ishte Adolf Sormani që barazoi me kokë në minutën e 62, ndërsa pak çaste para përfundimit të kohës së rregullt sulmuesi Vrioni përmbysi rezultatin. Më tej pati kohë edhe për një gol të Bullarit që vendosi rezultatin final të takimit.
Me këtë fitore Shqipëria mban përkohësisht të sigurtë vendin e tretë në grupin 3 të eliminatoreve të Europianit, pasi ka grumbulluar 11 pikë, 2 më pak se Austria e vendit të dytë dhe 5 më pak se Anglia e vendit të parë.



