Pas lajmit të qarkulluar në mediat spanjolle se qëndërmbrojtësi Leonardo Bonucci ishte i pakënaqur tek skuadra e Milani dhe se në mungesë të kualifikimit në Champions, do të kërkonte largimin.
Sipas tyre mediave iberike, klubi “Los Blancos” ka gati ofertën për të rrëmbyer kapitenin e kuqezinjve, që në muajin janar.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit të Milanit, që ka mohuar çdo lloj tratative mes Realit dhe Bonuccit.
Përmes një komunikate për shtyp, kuqezinjtë theksonin se këto janë thjesht hamendësime mediatike, ndërsa vlerësonin figurën e Bonuccit, si njeriu i duhur për të udhëhequr projektin e ringritjes së Milanit.



