Christian Pulisic mund të quhet lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Chelsea dhe futbollisti amerikan do të vazhdojë karrierën në Itali. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se akordi është mbyllur për 20 milionë euro, ndërsa pritet që Pulisic të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore, për të ardhur më pas edhe firma në kontratë. Pulisic është afrimi i dytë në këtë merkato për Milanin nga Chelsea, pasi më parë u transferua edhe mesfushori Ruben Loftus Cheek.



