
Manchester United duket sikur e ka pranuar largimin e Paul Pogbas në fundin e sezonit dhe Ralf Rangnick i ka bërë me dije drejtuesve se dëshiron Christopher Nkunkun në ‘’ Old Traford ‘’ .
Mesfushori i Leipzigut konsiderohet një operacion shumë i vështirë për ‘’ The Red Devilsat ‘’ për arsye se edhe Real Madridi po sulmon fuqishëm .
‘’ Los Blancos ‘’ dhe anglezët janë në një moment ku duhet patjetër të shkelin gazin sepse koha kalon shpejt , fakt që i jep për të kuptuar se çdo ndeshje duhet ta konsiderojnë një finale për të rritur përgjegjësinë dhe ta kanalizojnë në sukseset e mëtejshme .
Christopher Nkunku zhvillon një lojë shumë tërheqëse e cila përkufizohet e njëjtë me atë të francezit dhe ‘’ Galaktikët ‘’ duan të përfitojnë nga marrëdhëniet e mrekullueshme me agjentin Pini Zahavi për transferimin e yllit të Leipzigut në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , aty ku priten prej vitesh sukseset.
24 vjeçari ka një të kaluar për tu duartrokitur sepse është rritur në kategoritë inferiore të Paris St Germain por duhet patur parasysh se Carlo Ancelotti preferon edhe Corentin Tolisson dhe ndoshta mbërritja e tij në Madrid do ta pengonte firmosjen me talentin francez.
30 qershori është prapa derës dhe theksi do të vihet tek ecuria e nxënësit të Domenico Tedescos në pjesën e mbetur të sezonit dhe interesi i Real Madridit parashikohet se do t’ia ngrejë moralin. 31 sfida , 19 gola dhe 9 asiste sigurisht pritet që shënojnë përmirësim por duhet kuptuar se jemi përpara një lojtari shumë cilësor që e meriton arritjen në këtë stad.



