
Largimi i Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit sigurisht ka rezultuar një goditje e rëndë për karrierën.
Humbja e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës ia vuri kapakun eksperiencës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, i cili gjithsesi konsiderohet një trainer me shumë kualitet.
Menjëherë 44 vjeçari ka nisur ti lëvizë gurët në lidhje me të ardhmen të cilën në orët e fundit e ka bërë me dije.
Tashmë prioriteti i ish kampionit të Europës dhe botës me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ është reflektimi për vijimësinë dhe ta marrë kohën në dispozicion për të pushuar.
Megjithatë referuar kësaj teme nuk kanë munguar fjalët e tij duke qenë se shumë shpejt mund të rikthehet dhe ka shprehur se ëndërron të drejtojë Liverpoolin.
‘’ Të Kuqtë ‘’ i njeh mjaft mirë sepse në periudhën si lojtar ishte pjesë prej pesë sezonesh dhe fitoi disa tituj ndër të cilët edhe Champions Leaguen në sezonin 2004-2005.
Tek anglezët ekziston një lloj pakënaqësie me Arne Slotin në stol dhe ndoshta shumë shpejt drejtuesit mund ta tentojnë rikthimin e Xabi Alonsos në ‘’ Anfield Road ‘’.
Hollandezi do të ketë mundësinë deri në fundin e sezonit aktual për ta rikthyer situatën në favorin e Liverpoolit dhe nëse nuk ndodh kështu Xabi Alonso mund të ketë fatin për të provuar edhe njëherë kapacitetin, këtë herë në stol.



