
Parashikohet se Manchester United do të jetë një ndër protagonistët e merkatove në vijimësi.
Anglezët prej shumë vitesh kanë patur ulje-ngritje të shpeshta në lidhje me rezultatet, edhe pse sezonin e kaluar e përfunduan me fitimin e një trofeu, atë të Fa Cup.
Erik Ten Hag po mundohet të formojnë një ekip kompetitiv për të ardhmen, i cili po i jep shumë vëmëndje metrave të fundit. Hollandezi ka kërkuar transferimin e Ivan Toney-t në ‘’ Old Trafford ‘’ , lojtar për të cilin sipas ‘ Daily Mirror ‘, drejtuesit kanë përgatitur minimalisht 70 milionë euro.

28 vjeçari ka lënë gjurmë në Premier League, prezenca e të cilit mund të avantazhojë repartin e avancuar të ‘’ The Red Devilsave ‘’ gjatë sfidave.
Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Anglisë janë shumë ambiciozë, të gatshëm të investojnë fuqimisht gjatë merkatos së verës me objektivin e rikthimit tek sukseset e munguara prej disa kohësh në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.



