
Cristiano Ronaldo është një ndër ato lojtarë që gjithmonë i ka qëndruar besnik parimeve të veta .
Luzitani pa dyshim konsiderohet ndër më të mirët e të gjitha kohërave dhe në metrat e fundit të karrierës po mundohet të bëjë zgjedhjen më të mirë.
Interesi për ‘ Cr 7 ‘ i ka kaluar kufinjtë por si duket pesë herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ mendon të qëndrojë në kontinentin e vjetër dhe sipas ‘ CNN Portugal ‘ ka refuzuar Al Hilal të Arabise Saudite , ekip që i ofroi një kontratë 2 vjeçare kundrejt 242 milionë eurove , shifër e cila do ta shëndërronte automatikisht në lojtarin më të paguar në glob.
Por duke iu referuar viteve të suksesit dhe sidomos momentit në të cilin ndodhet, tashmë Cristiano Ronaldos nuk i interesojnë më paratë por transferimi tek një ekip që i mundëson pjesëmarrjen në Uefa Champions League, kompeticion në të cilin ka shkëlqyer për vite me rradhë .
Dihet se Botërori i Katarit do të jetë një provë force , sidomos për lojtarë të këtij kalibri dhe 37 vjeçari do të kërkojë të përsërisë suksesin e Europianit dhe Nations Leagues me luzitanët .
Koha e mbetur sigurisht e detyron në njëfarë mënyre të aktivizohet rregullisht dhe të reflektojë potencialin që e karakterizon sepse mosha e golashënuesit nga Madeira të bën të mendosh se nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur.
Pa dyshim që edhe pse tundimet janë pjesë e pashmangshme e këtij sporti kaq të ndjekur, qëndrimi në elitë vijon të jetë prioritet për Cristiano Ronaldon i cili ka mposhtur çdo rival që i ka dalë përpara .



