Gol dhe festë ndryshe, Balotelli bëhet protagonist në Turqi (VIDEO)

Gol dhe festë ndryshe, Balotelli bëhet protagonist në Turqi (VIDEO)

Mario Balotelli është bërë protagonist në kampionatin turk, aty ku aktivizohet me skuadrën e Adana Demirspor. Sulmuesi italian ka gjetur rrugën e rrjetës, në barazimin spektakolar ndaj Besiktas me rezultatin 3-3.

Pasi Besiktas ishte në avantazh 3-0, skuadra e Adana Demirspor nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat. Pikërisht Balotelli, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe vëmendjen e të gjithëve e mori festimi ndryshe nga lojtari.

Pas golit të shënuar, sulmuesi italian u drejtua nga trajneri i Besiktas dhe me gishtat në kokë i tregoi se kishte tru, si kundërpërgjigje e një deklarate të 10 viteve më parë nga ana e Sergen Yalcin, i cili e kishte quajtur Balotellin “një djalosh pa tru”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy