
Milani ështe një ndër risitë e sezonit në Serinë A . Kuqezinjtë e kanë filluar shkëlqyeshëm luftën për titullin duke lideruar me pikë të barabarta me Napolin dhe shtatë diferencë nga Interi . Pavarësisht kontributit të lojtarëve , puna e teknikut Stefano Pioli është për tu marrë shembull sepse ka gjeneruar një optimizëm të pa hasur për shumë vite tek italianët .
Statistikat flasin vetë sepse të besuarit e tij e kanë bërë shumë mirë detyrën duke e justifikuar me faktin se nuk njohin humbje në 12 javë dhe së bashku me Napolin regjistrojnë një rekord më vete në Itali.
Jo vetëm Milani por edhe çdo klub tjetër do të merrte nismat në lidhje me këtë çështje sepse prioritet absolut është rinovimi me Stefano Piolin i cili ka dhënë rezultatet në pankinë dhe shpreson të akumulojë të tjera suksese në javët vijuese .
Drejtori sportiv Paolo Maldini është përfshirë shumë seziozisht në këtë çështje dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ i ka ofruar një rritje rroge 56 vjeçarit i cili është një element thelbësor në suksesin e Milanit .
Pas 13 vitesh lodhjeje dhe sakrificash të pandalura , fati i ka buzëqeshur italianëve që kanë treguar se janë një rival që tremb në Itali pavarësisht se në Champions League sapo ka ndezur motorrët pas një mungese të gjatë. Parashikohet se negociatat nuk do të vonojnë shumë në lidhje me rinovimin sepse të gjithë aktorët janë drejt kësaj rruge pasi Stefano Pioli ka rikthyer shpresën në ‘’ San Siro ‘’.
Marrdhëniet e përkryera ndërmjet palëve në fjalë mbeten një faktor determinant për të shkuar drejt një të ardhme të ndritur për Milanin .



