
Partizani ka zbuluar axhendën, për derbin e prapambetur të kryeqytetit, me Tiranën.
Klubi i kuq, bën të ditur se ndeshja do të luhet ditën e enjte më 19 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Kjo përballje do të luhet dy ditë pas ndeshjes së Kombëtares, që më 17 tetor do të përballet në miqësore me Bullgarinë, në “Air Albania”.



