Atletico Madridi, opsion për Fabian Ruiz

Atletico Madridi, opsion për Fabian Ruiz

 Rendimenti i vakët i Fabian Ruiz tek Paris St Germain, mund të shoqërohet me largimin nga ‘’ Parque de Prince ‘’ në fundin e sezonit.

Spanjolli gjithsesi vijon të pretendohet, kryesisht në La Liga. Traineri Luis Enrique me shumë gjasa nuk do ta ketë pjesë të ekipit në vijimësi, për të cilin është interesuar Atletico Madridi.

Për 27 vjeçarin, kryeqytetasit pretendojnë të arkëtojnë afro 30 milionë euro, shifër e cila nuk përbën problem për xhepat e presidentit të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ Enrique Cerezo.

Diego Simeone ka kërkuar përforcime gjatë merkatos së verës dhe një ndër lojtarët që mund të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ është Fabian Ruiz.

Nëse e krahasojmë eksperiencën e mëparshme tek Real Betis me aktualen historia është ndryshe por duhet patur parasysh se tek fituesit në fuqi të Ligue 1 presioni është shumë më i madh për arsye se pretendohet suksesi në çdo kompeticion.

26 sfida dhe 2 gola, shoqëruar me një lojë jo fort bindëse kanë rezultuar të mjaftueshme për të ashtuquajturin ‘’ Lucho ‘’ për të mos e konsideruar bashkombasin e tij pjesë të skuadrës në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy