
Interesi i Manchester City-t dhe Liverpoolit për Jude Bellingham ka bërë që Real Madridi ta marrë seriozisht këtë çështje duke rritur ofertën për anglezin.
Mesfushori është një ndër të preferuarit e Carlo Ancelottit dhe manjati Florentino Perez ka menduar të ofrojë 150 milionë euro për të bindur drejtuesit e Borussia Dortmundit me objektivin e përforcimit të skuadrës së zemrës.
‘’ The Citiziens ‘’ dhe ‘’ The Redsat ‘’ shikohen si kërcënim për ‘’ Galaktikët ‘’ , por me një president si Florentino Perez gjithmonë e kanë treguar se janë një ekip që duhet patur frikë në çdo aspekt.
Me transferimin në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ në verën e 2020-tës , 19 vjeçari me kalimin e kohës u shëndërrua në një lider tek gjermanët dhe ky fakt e shtoi interesin e klubeve të elitës për ishi-n e Birmingham City-t.
‘’ Los Blancos ‘’ shquhen si protagonistë të padiskutueshëm në çdo merkato dhe drejtuesit e spanjollëve kërkojnë të tregojnë potencialin , për një ndër lojtarët që pritet të bëjë diferencën në të ardhmen në kontinentin e vjetër.



