
Sot në 00.00 Kolumbia e Nestor Lorenzos zbret në fushë, në ndeshjen që do të transmetohet ekskluzivisht në MCN TV e cila do të masë forcat me Paraguajin në ‘’ NRG Stadium ‘’, e vlefshme për grupin D.
Në përballjet e fundit midis tyre, ‘’ Los Cafeteros ‘’ janë dukshëm të avantazhuar me 7 fitore , dy barazime dhe vetëm një humbje.
Ajo e fundit ishte në Eleminatoret e Botërorit 2026, në të cilën triumfoi Kolumbia 0-1 me gol të Rafael Santos Borre.
Përpara kësaj sfide humbën një tjetër miqësore 2-0, me gola të Radamel Falcao Garcias dhe mbrojtësit Davinson Sanchez.
Pas tyre në orën 03.00 Brazili i Dorival Juniorit do të ketë një rival të lehtë në letër, pikërisht Kosta Rikën e argjentinasit Gustavo Alfaro në ‘’ Estadio Sofi ‘’ të Kalifornisë.

‘’ Las Canarinhas ‘’ do të liderohen nga Vinicius Junior, i cili do të tentojë ti dërgojë drejt titullit, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
Pas dëmtimit të Neymar, sulmuesi i Real Madridit konsiderohet më i rëndësishmi i pesë herë kampionëve të botës bashkë me Rodrygo Goes dhe Endrick, të cilët do të synojnë fitimin e Kupës së Amerikës për herë të dhjetë në historinë e tyre.
Gjithsesi, ‘’ Trikolorët ‘’ janë një ekip shumë cilësor, edhe pse i disavantazhuar në letër, por në përbërjen e tyre janë disa lojtarë të rëndësishëm si Manfred Ugalde, Francisco Calvo dhe Joel Campbell, determinant në Botërorin e 2014-tës, eveniment në të cilin kombëtarja e amerikano-qëndrorëve surprizoi me renditjen si e para në grupin D me Uruguajin, Italinë dhe Anglinë.
Fatkeqësisht gjashtë duelet e fundit Kosta Rika nuk ka mundur të bëjë asgjë dhe numëron gjashtë humbje, dy prej të cilave në Kupën e Amerikës, dy në Botëror dhe dy të tjera në miqësore.



