Agnaldo Pinto de Moraes Junior është larguar nga Kastrioti. Mesfushori brazilian, ka njoftuar në profilin e tij, largimin nga krutanët.
Moraes u aktivizua në 35 ndeshje me Kastriotin në sezonin e fundit, pa arritur të gjejë dot rrugën e rrjetës.
“Dua t’i falënderoj të gjithë te Kastrioti për vitin që kaluam së bashku. Urimet më të mirë për të gjithë dhe paçi fat në sezonin e ri“, shkruan futbollisti 27-vjeçar në profilin e tij.
Moraes tashmë ka dalë lojtar i lirë dhe po shikon për një skuadër tjetër ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.



