
E ardhmja e Frenkie De Jong më shumë gjasa do të jetë larg ‘’ Camp Nout ‘’ dhe këtë fakt e ka përforcuar fillimi i negociatave ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United.
Mesfushori është një peticion i Erik Ten Hag dhe sipas Fabrizio Romanos në ‘’ Old Trafford ‘’ nuk është preferuar të humbet asnjë sekondë për 25 vjeçarin.
Spanjollët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë peticionit prej 85 milionë eurosh , shifër që e tejkalon investimin e bërë në të kaluarën e cila do ti vinte në ndihmë arkave për të përballuar merkaton e verës, gjatë të cilës ndërhyrja në disa reparte mbetet prioritet.
Megjithatë kjo çështje nuk do të jetë edhe aq e lehtë për tu zgjidhur pavarësisht se kuq e bluve i duhet të përforcohen në aspektin ekonomik pasi traineri Xavi Hernandez e shikon pjesë të klubit të zemrës edhe në të ardhmen por vendimi i përket drejtuesve në funksion të arritjes së objektivave .
Pikpyetja në këtë rast qëndron tek moskualifikimi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ në Champions League, rast që sigurisht do të merret në konsideratë edhe nga Frenkie De Jong sepse për çdo lojtar turneu më prestigjoz i kontinentit të vjetër është shumë i rëndësishëm .
Në rastin konkret duhet parë se çfarë rruge do të ndiqet sepse kalimi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do ti garantonte pjesëmarrjen vetem në Europa League .
Nëse i referohemi shifrës së kërkuar nga ‘’ Blaugranët ‘’ për anglezët nuk përbën asnjë problem pasi duan ta fillojnë me këmbën e mbarë dhe ti plotësojnë të gjitha kërkesat e Erik Ten Hag , trainer që shkëlqeu në të kaluarën me Ajax Amsterdamin dhe e ka plotësisht të merituar kalimin tek 20 herë kampionët e Premier Leagues.
Ky operacion parashikohet mjaft interesant deri në fund, për një lojtar që konsiderohet ndër talentët më të spikatur të dalë nga akademia e hollandezëve të cilit ia ka hapur me kohë derën gjigandi i Anglisë dhe jo vetëm .



