Norvegjia është gjobitur me 1500 euro për veshje të papërshtatshme në Kampionatin Evropian të Handball-it në plazh.
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) tha se kishte vendosur gjobën për shkak të një rasti të "veshjeve të papërshtatshme".
Lojtaret e Norvergjisë kishin veshur pantallona të shkurtra në vend të fundeve bikini gjatë ndeshjes për medalje bronzi kundër Spanjës në Varna, Bullgari.
Federata e Hendbollit e Norvegjisë (NHF) kishte deklaruar se do ta paguante gjobën nëse do të sanksionohej një e tillë.
Ndërkohë një deklaratë e EHF tha se komisioni disiplinor kishte vendosur një gjobë prej "150 euro për lojtar, për një total prej 1,500 euro".
Ai shtoi se Norvegjia kishte luajtur me bikini që "nuk janë në përputhje me rregullat e uniformave të atletëve të përcaktuara në rregullat e lojës së hendbollit në plazh të IHF [Federata Ndërkombëtare e Hendbollit]".
Kare Geir Lio, kreu i NHF, i kishte thënë agjencisë së lajmeve AFP se çdo gjobë do të paguhej, por shtoi:
"Duhet të jetë një zgjedhje e lirë. Gjëja më e rëndësishme është të kesh pajisjet me të cilat atletët janë të kënaqur".



