
Humbja e Pierre Emerick Aubamyenag e ka bërë Arsenalin të rifutet menjëherë në skenën e merkatos për ta zëvëndësuar gabonezin .
Kalimi në ‘’ Camp Nou ‘’ ka rindezur shpresat e Barcelonës por i ka shuar ato të ‘’ Topchinjve ‘’ të cilët nuk do të dorëhiqen deri në gjetjen e zëvëndësuesit .
Kanadezi Jonathan David vijon të fitojë pikë dhe Mikel Arteta e konsideron të preferuarin për ofensivën , repart që mund të pësojë një tjetër goditje me largimin e Alexandre Lacazettes në verë .
Sipas prestigjozes ‘ SkySport ‘ për 22 vjeçarin e Lilles ka ardhur momenti për të bërë kapërcimin e ëndërruar dhe londinezët ia kanë ofruar shansin për përfaqësimin e një prej klubeve më të famshëm të Premier Leagues që nuk po shkëlqen si dikur.
Ky kampionat vijon të konsiderohet preferenca e Jonathan David i cili tek ‘’ Les Dogues ‘’ po i bën mirë gjërat dhe deri më tani e ka shpërblyer besimin e Jocelyn Gouvernnec me 16 gola në 35 sfida.
Shpërthimi i tij konsiderohet momenti ideal për Arsenalin për ti dhënë një tjetër impakt ofensivës dhe të mund të avantazhohet nga rivalët e ishi-t të Genkut , kartoni i të cilit vlerësohet me 50 milionë euro.
Sigurisht që përmirësimi ka si aleat të pandashëm një merkato cilësore dhe Arsenali duhet të tregojë vlerat gjatë vijueses për të thyer njëherë e mirë akullin dhe të avancojë në Europë , kryesisht në Champions League , kompeticion ku nuk di të fitojë sepse për herë të fundit ka provuar shijet e një finaleje në sezonin 2005-2006 në të cilën u mund nga Barcelona.



