
Ulje-ngritjet e ofensivës gjatë sezonit aktual sigurisht i kanë krijuar shumë dhimbje koke trainerit të Manchester United Ruben Amorim.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë zhvilluar një performancë për tu harruar, edhe pse arritën deri në finalen e Europa Leagues.
Sigurisht që portugezi është përgjegjësi kryesor për ecurinë e anglezëve, i cili duhet patjetër ta ndryshojë historinë në sezonin vijues.
Ishi i Sporting Lisbonës e ka vënë theksin tek përforcimi i sulmit gjatë merkatos së verës dhe në listën e tij është përfshirë edhe Liam Delap.

Golashënuesi i Ipswich Townit ka rezultuar një ndër më të spikaturit e trainerit Kieran McKenna, i cili është formuar në akademinë e Manchester City-t.
Potenciali i 22 vjeçarit ka lënë për tu kuptuar se është një lojtar që duhet të merret në konsideratë dhe interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt.
11 gola në 32 sfida numëron Liam Delap në sezonin aktual, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur ta ndihmojë Ipsiwich Townin për të qëndruar në elitën e futbollit anglez.
Megjithatë për Manchester United mund të perceptohet si një avantazh firmosja me ishi-n e Hull City-t i cili e ka zhvilluar karrierën vetëm në Angli.
Nëse do të transferohet në ‘’ Old Trafford ‘’ ndoshta do të cilësohet si një ndër më të bujshmit e merkatos së verës, pasi do të bëhej pjesë e një ndër klubeve më të pasur dhe të suksesshëm të historisë së futbollit.



