
Një ndër skuadrat më protagoniste të merkatos siç është Paris St Germain akoma nuk është ngopur dhe mendon se i duhen të tjera ndërhyrje. ‘’ Les Pariziens ‘’ tashmë e kanë fokusuar vëmëndjen tek Barcelona për ti ardhur në ndihmë mbrojtjes ku kanë spikatur një ndër perlat e saj . Flitet për Diego Almeidan , qëndërmbrojtës që ka impresionuar në sezonet e fundit , nivel që e ka favorizuar për të qenë pjesë e ekipit të parë të ‘’ Los Cules ‘’.
Ekuadoriani do të mbushë 18 vjeç në 12 shkurtin e 2022- shit dhe kontrata me katalanasit mbetet e vlefshme deri në qershorin e 2023-shit.
Megjithatë sipas të përditshmes ‘’ Sport ‘’ ideja e Diego Almeidas është qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse objektivi i tij lidhet me kalimin në ekipin e parë por kryeqytetasit vijojnë të pareshtur këmbnguljen për t’ia ndërruar mendimin sepse është një lojtar tepër cilësor , prezenca e të cilit mund të ndikojë në mbarëvajtjen e të besuarve të Mauricio Pochettinos në prapavijë në të ardhmen .
Marrëdhëniet ndërmjet Paris St Germain dhe ‘’ Blaugranëve ‘’ kanë rezultuar të rrjedhshme në vitet e fundit sepse kanë akorduar operacione potente si përshembull ato të Xavi Simons , Neymar Junior dhe 6 herë fituesin e Topit të Artë dhe të Kupës së Amerikës Lionel Messi .
Duke qenë se është një rival i mundshëm në Champions League , spanjollët duan të evitojnë fuqizimin e francezëve të cilët kanë formuar një grup lojtarësh që të bëjnë të ëndërrosh sepse presidenti Nasser Al Khelaifi mendon se për të qenë një klub i kompletuar , parizienëve i mungon vetëm fitimi i Champions Leagues dhe me të tillë komponentë , Mauricio Pochettino ka shumë shanse për ti vendosur në librin e fituesve 9 herë kampionët e Ligue 1.
Në krahun tjetër , po punohet fort për ti ofruar shansin Diego Almeidas të përfaqësojë Barcelonën B pa anashkaluar pjesëmarrjet e mundshme tek ekipi i parë i Xavi Hernandez me qëllimin e adaptimit sa më të shpejtë dhe të jetë në lartësinë e duhur në një të ardhme të afërt, ashtu siç u veprua edhe me uruguajanin Ronald Araujo .



