
Fillimi jo i mirë i sezonit i Manchester United , me dy humbje rradhazi në Premier League është pasuar nga reagimi i menjëhershëm i drejtuesve, të cilët do të shfrytëzojnë çdo mundësi në ditët e fundit të merkatos për të firmosur me Antony.
Transferimi i Casemiros në ‘’ Old Trafford ‘’ sikur i ka ringjallur shpresat e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ që janë të bindur se me Antony-n në sulm , shanset e tyre do të jenë edhe më të mëdha drejt arritjes së objektivave.
Flitet për një shifër bombastike prej 94 milionë eurosh, e cila do të shënonte një tjetër rekord në historinë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues dhe do ta shëndërronte 22 vjeçarin në transferimin më të shtrenjtë pas Paul Pogbas.
Kontrata e Antony-t me Ajax Amsterdamin përfundon në 30 qershorin e 2025-sës dhe kërkesa e kryeqytetasve imponon një sforco nga anglezët për një ndër talentët e kontinentit të vjetër.
Në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ besohet fuqimisht tek aftësitë e Erik Ten Hag i cili në të kaluarën befasoi me Ajaxin duke e dërguar deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues dhe që asokohe filloi të mbahej shënim emri i tij dhe aktualisht ka një përgjegjësi shumë të madhe për vetë situatën në të cilën ndodhen të besuarit e tij .
Manchester United fatkeqësisht do të jetë pjesëmarrës në Europa League gjatë këtij sezoni por drejtuesit kanë mësuar shumë nga ai i kaluari dhe tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ priten zhvillime pozitive në ditët e fundit të merkatos .



