
Teksa Spanja është dujke u përballur me një valë të dytë infekltimesh nga koronavirusi, lojtarë të klubeve të elitës janë duke e pësuar nga ky virus.
Një fat të tillë ka pasur edhe Florentino Prez, presidenti I klubit Real Madrid.
Ka qenë vetë klubi i Realit i cili përmes një postimi në faqen e saj zyrtare bën me dije se Perez, 73 vjeç, ka rezultuar pozitiv pas testit të Covid 19 dhe deri më tani nuk ka shfaqur simptoma.
“Real Madrid CF komunikon se presidenti ynë Florentino Pérez ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19, të cilave ju nënshtrohet periodikisht. Ai nuk paraqet ndonjë simptomë”, shkruhet në deklaratën e klubit madrilen.



