Luis Enrique kërkon rinovimin me Nuno Mendes

Luis Enrique kërkon rinovimin me Nuno Mendes

Faza e parë e sezonit me Paris St Germain ia ka qartësuar shumë ide trainerit Luis Enrique.

‘’ Les Pariziens ‘’ kanë bërë përpara në Ligue 1 dhe sidomos Champions League dhe sigurisht me kalimin e kohës ka numri një i stolit nxjerrë konkluzione. 

Ishi i Barcelonës ka mbetur i impresionuar me performancat e Nuno Mendes dhe menjëherë bosi Nasser Al Khelaifi thuhet se është drejt rinovimit të kontratës deri në 2030-tën.

Drupal Ad

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, për 22 vjeçarin francezëve i ka trokitur para pak kohësh në derë Manchester United por sigurisht tentativa e tyre do të mbetet pjesë e së shkuarës pasi ishi i Sporting Lisbonës ndihet shumë komod në ‘’ Parque de Princes ‘’.

Që prej transferimit në kryeqytetin francez në 2021-shin Nuno Mendes ka ditur të përshtatet tek Paris St Germain, skuadër tek e cila kërkesa e llogarisë është shumë e madhe, sidomos nëse merret parasysh se drejtohet nga një trainer i suksesshëm.

Zgjatja e kontratës reflekton kompromisin me fituesit në fuqi të Ligue 1, ekip i cili aspiron të fitojë trofe të rëndësishëm në çdo sezon, kryësisht atë të Champions Leagues, ëndërra në sirtar e sheikut nga Katari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy