
Egnatia triumfoi minimalisht ndaj Dinamos dhe “blindon” vendin e parë në renditje.
Një gol i shënuar nga Fernando, i dha 3 pikë të arta rrogozhinasve. Në krahun tjetër, Dinamo shpërdoroi raste të shumta për shënim, kryesisht në pjesën e dytë.
Kjo humbje, i zbret kryeqytetasit në vendin e shtatë me 47 pikë, po aq sa Tirana dhe Teuta.
Durrsakët triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Erzenit.



