
Portieri Andre Onana vijon të jetë një ndër preferencat kryesore të Interit për kuadratin e bardhë duke qenë se Samir Handanovicit nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur .
Zikaltërit nuk kanë ndërmend të dorëhiqen nga kamerunasi i cili është drejt përfundimit të kontratës me Ajax Amsterdamin dhe në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ kanë filluar me kohë të bien këmbanat e alarmit sepse pas dere është kampioni në fuqi i Scudettos .
Simone Inzaghi ia ka hapur dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ dhe do të ishte me shumë fat sepse e pret një ambjent kampionësh të uritur për ti shtuar sukseset në vitrinën e mbushur me të tillë.
Me një performancë për tu duartrokitur tek Lazio , ish sulmuesi mbërriti në Milano me objektiva konkrete dhe synon të mos devijojë nga rruga e bërë me aq sakrifica nga Antonio Conte që i kurorëzoi kampionë të Serisë A për të 19-tën herë në histori.
Pas 11 vitesh, Interi i tregoi Juventusit se gjithçka ka ndryshuar dhe ky fakt dha për të kuptuar se sa e vështirë është konkurrenca në futboll dhe pikërisht tani më shumë e kurrë zikaltërit duhet të jenë vigjilentë në çdo aspekt për të vijuar rrugën e deritanishme.
Andre Onana ka një të kaluar shumë entuziazmuese për faktin se është rritur në ekipet inferiore të Barcelonës , në La Masian e famshme dhe me kalimin e kohës fitoi shumë eksperiencë duke u përfshirë në planet e Interit që mbetet rivali për tu mundur në Serinë A .
10 vitet në Milano me të drejtë e kanë bërë pjesë të pandashme të historikut të Interit Samir Handanovicin , portier që mund të ndihet i sigurtë sepse mund të lërë një zëvëndësues tepër cilësor poshtë tre shtyllave .



