U largua nga Dinamo, Marku prezantohet në Hungari

U largua nga Dinamo, Marku prezantohet në Hungari

Pas largimit nga Dinamo, Albion Marku, do të vazhdojë karrierën në Hungari. Mbrojtësi i djathtë, u prezantua te skuadra e Gyor, aty ku do të gjejë edhe një ish-shok skuadre si Eneo Bitri, me të cilin në të kaluarën luajti te Partizani.

23-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit në Superiore, teksa me paraqitjet e treguara te Dinamo, ishte një nga më të spikaturit e kampionatit.

Drupal Ad

 

 

 

Në fjalët e para gjatë prezantimit, Marku u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi me një histori të gjatë dhe do të luftojmë së bashku në ligën e parë. Të gjithë në ekip më pritën ngrohtësisht, u ndjeva shumë mirë këtu. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin që të ketë sukses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy