
Të mërkurën në Prag Milan-Juventus! Të sigurta mungesat e Ibrës, Moratas, Sandros dhe Cuadrados20:45 do të luhet supersfida e javës së 16 të Seria A mes Milanit të vendit të parë dhe Juventusit që renditet i pesti, me 5 pikë më pak. Kjo sfidë është konsideruar si shumë e rëndësishme nga trajnerët Pioli dhe Pirlo, por asnjëri prej tyre nuk e ka cilësuar si ‘ndeshjen e jetës’.
Te Milan është konfirmuar mungesa e Ibrahimovic, ndërsa te Juventusi të sigurtë jashtë kësaj sfide janë Morata për shkak kartonësh dhe Sandro e Cuadrado me COVID. Në pikëpyetje është edhe Dybala për shkak të një gripi të lehtë, por pritet që argjentinasi të përbëjë sulmin së bashku me Ronaldo-n.
Të mërkurën gjithashtu do të luhet e gjithë java e 16, ndërsa Interi i vendit të dytë përballet me Genoa-n në transfertë.



