Newcastle , ofensivë për Diaby

Newcastle , ofensivë për Diaby

Prej disa sezonesh Moussa Diaby vijon të jetë një ndër lojtarët më cilësorë të Bundesligës , determinant edhe tek Bayer Leverkusen.

Për francezin tanimë ka hyrë në garë Newcastle, ekipi më i pasur në botë dhe sipas ‘ 90min ‘ presidenti  Mohamed Bin Salman është i vendosur ti përmbushë pritshmëritë e gjermanëve , drejtuesit e të cilëve pretendojnë rreth 60 milionë euro.

23 vjeçari vijon ta bëjë krenar Xabi Alonson me paraqitjet në çdo ndeshje, falë të cilit ‘ Aspirinat ‘ po zhvillojnë një fazë të dytë shumë të mirë, skuadër e cila i është larguar zonës së ftohtë dhe po lufton për një vend në Europë në sezonin vijues.

Në 35 sfidat e deritanishme ishi i  Paris St Germain numëron 12 gola dhe 7 asiste , por siç pritej drejtuesit e Bayer Leverkusen kurrsesi nuk e mendojnë shitjen e Moussa Diaby për një shifër më inferiore se ajo e lartpërmendura.

Potenciali i sheikut arab s’ka nevojë për koment , objektivi i të cilit është rikthimi i bardhezinjve tek sukseset dhe pjesmarrja në Europë në sezonin e ardhshëm konsiderohet prioritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy