Luga: Do e nxirrja direkt jashtë Brojën nëse nuk shënonte (VIDEO)

Luga: Do e nxirrja direkt jashtë Brojën nëse nuk shënonte (VIDEO)

Trajneri Ergys Luga, ka bërë një analizë për dy ndeshjet e Shqipërisë, atë ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Luga tha Armando Brojën e shpëtoi goli i shënuar, pasi në rast se do e humbte si rast nuk do i falej, pasi kishte Uzunin të lirë për të pasuar.

Ai tha se Hungaria është kundërshtari direkt i Shqipërisë në grup, teksa sipas tij mesfushori Klaus Gjasula ka spikatur në të dyja ndeshjet e fundit.

“Mendoj se kundërshtari ynë direkt është pikërisht Hungaria. Dominuam ndeshjen. Kundërshtari kishte problemet, që vinte nga një humbje e thellë. Shqipëria e detyroi kundërshtarin të luajë me topa të gjatë. Kam rezerva për lojën në ajër te Shqipëria, duke parë golat e pësuar në Poloni.

Lojtari që spikati ishte Klaus Gjasula në të dyja ndeshjet. Bëri detyrat që i kishte dhënë Reja. Nëse Shqipëria luan me këtë skemë, krahu i djathtë i takon Dokës. Pashë një Uzuni që vendosi jo në pak presion lojtarët hungarezë.

Pika jonë më e fortë dje ishte fakti se Shqipëria e kërkoi me ngulm fitoren. Zëvendësimet bënë mësë miri rolin kyç në fushë, siç ishte edhe hyrja e Laçit. Episodi që ndau ndeshjen ishte goli i Brojës, i cili për mendimin tim mund të kishte pasuar aty.

Broja është një lojtar i ri. Është një lojtar që luan në Premier League dhe besoj se do i japë një frymë sulmuese Premier League skuadrës sonë. Broja nuk është pak, trajneri duhet ta ketë guximin dhe të rrezikojë duke luajtur me lojtarë të rinj.

Ne nuk mund të futemi në idetë e trajnerit, ai është i zoti i punës. Ishte fati i Brojës, që rrezikoi. Nëse do të isha unë trajner, në rast se Broja nuk e shënonte atë rast, siç e futa do e nxirrja, pasi duhet të pasonte, e kishte Uzunin të lirë. Por nëse e shikoja duke shënuar, do e mbyllja gojën.”, tha Luga.

Gjithashtu më tej ai tha se Uzuni meriton një vend në formacionin e Kombëtares, duke shtuar se e meriton për aftësitë që ka.

“Uzuni është një lojtar që kërkon minuta dhe i ka plotësisht të merituara. Por nga ana tjetër janë idetë e trajnerit. Uzuni i vendosi në vështirësi lojtarët kundërshtarë. Një lojtar i tillë mendoj se e ka një vend në Kombëtare. Kualiteti është për më lart se Ferencvaros. Lojtarë të tillë nuk i kemi në Kombëtare. T’i jepet vendi që ai e meriton.

Nuk e kemi për traditë që të flasim mirë apo keq për lojtarët në konferenca për shtyp. Jam i bindur që janë komplimentuar në dhomat e zhveshjes. Privilegji i Brojës është që është ftuar te Kombëtarja. Ka nevojë të rritet dhe mendoj se ka nevojë për më shumë minuta.”, përfundoi trajneri Ergys Luga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy