“Paqe” mes Lewandowski dhe Bayern Munich, Kahn: U ndamë mirë, do kemi kontakte

“Paqe” mes Lewandowski dhe Bayern Munich, Kahn: U ndamë mirë, do kemi kontakte

Pas largimit të Robert Lewandowski nga Bayern Munich, duket se mes palëve është vendosur paqja. Sulmuesi kërkoi largimin pak kohë më parë, çka bëri që të ketë edhe një përplasje mes drejtuesve, diçka që tani duket se është zgjidhur.

Ditën e djeshme, polaku është rikthyer në Mynih, ku ka takuar drejtuesit dhe shokët e ish-skuadrës. Për këtë vizitë të lojtarit, ka folur edhe menaxheri i përgjithshëm te Bayern, Oliver Kahn, i cili tha se palët u ndanë mirë dhe do të mbajnë kontaktet për të ardhmen.

Më erdhi mirë që Robert erdhi përsëri në zyrën time. Ne folëm për gjithçka, u ndamë mirë dhe do të mbajmë  kontakte në të ardhmen.

Ajo mes Lewandowski dhe Bayern Munich ishte dhe është një histori e veçantë, e suksesshme. I urojmë të gjitha të mirat në Barcelona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy