Barcelona nuk e harron Cristian Romeron

Barcelona nuk e harron Cristian Romeron

Barcelona vijon të synojë fuqizimin e  repartit defensiv  sidomos pas  dyshimeve për qëndrimin e Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti në ‘’ Camp Nou ‘’.   Katalanasit prej shumë vitesh  kanë një faturë të pashlyer në lidhje me mbrojtjen dhe në këtë merkato janë duke i lëvizur të gjithë gurët për ti dhënë fund një herë e mirë këtij problemi. Duke qenë se është një skuadër që lufton për trofe në çdo sezon , drejtuesit e saj po bëjnë maksimumin për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri .

Objektivi i rradhës për  “ Los Cules ‘’ është Cristian Romero .  23 vjeçari vjen pas një performance  mbresëlënëse me Atalantën e cila siguroi pjesëmarrjen në Uefa Champions League dhe qershia mbi tortë për të rezultoi fitimi i Kupës së Amerikës me Argjentinën e cila mposhti 1-0 në finale Brazilin. 

Mbrojtësi nga Kordoba është i huazuar tek bergamaskët dhe të drejtat e tij i takojnë Juventusit .  Sipas TvDello Sport  periudha e huazimit tek e famshmja ‘’ La Dea ‘’ mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2022- shit  por interesi i Barcelonës me siguri do ti prodhojë një ndjesi ndryshe   ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’   sepse flitet për një ndër  gjigandët e Europës pavarësisht se vitet e  fundit nuk ka shkëlqyer aq sa duhet . Një tjetër pistë shumë produktive për torinezët është edhe shkëmbimi ndërmjet  Cristian Romeros dhe Miralem Pjanic .

Boshnjaku ka humbur shumë pikë me qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse karriera e tij ka shënuar  rënie por rikthimi i Massimiliano Allegrit në stolin e bardhezinjve thekson një tjetër histori për 31 vjeçarin për arsye të së kaluarës se suksesshme me ish kampionët e Serisë A .

Ky skenar vlerësohet  shumë i arsyeshëm si për spanjollët ashtu edhe italianët të cilët synojnë rikthimin tek suksesi . Cristian Romero e ka mbyllur sezonin me 43 ndeshje dhe 3 gola  por vijuesin do ta startojë me një ndjesi të veçantë si ajo e shpalljes kampion me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy