
Portieri Arijanet Muric po përgatitet për një aventurë të re. Sipas raportimeve të fundit, 23-vjeçari është afër kalimit në Turqi te skuadra e Adana Demirspor.
Këta të fundit e nisin sezonin me objektiva madhorë dhe për këtë arsye po bëjnë afrime të rëndësishme në skuadër. Pak ditë më parë zyrtarizuan afrimin e Mario Balotelli, të cilit iu bë një pritje e madhe nga tifozët.
Thuhet se tashmë afër Adana është edhe Muric, i cili është në pronësi të Manchester City, por nuk ka mundur të gjejë dot hapësira te skuadra e Guardiolas.



