
Tek Barcelona ka filluar të planifikohet sezoni i ri, me objektivin e rikthimit në kohët e arta.
Me Hansi Flickun në stol, katalanasit do të tentojnë të shëndërrohen në rivalin e dikurshëm, i cili bëri ligjin në çdo kompeticion.
Mirëpo, nga ‘’ Camp Nou ‘’ priten edhe disa largime dhe një ndër to besohet se do të jetë ai i Inigo Martinezit.
Mbrojtësit i skadon kontrata me spanjollët në 2025-sën por sipas gazetarit Roger Torello nuk bën pjesë në planet e trainerit gjerman.

Në sezonin e shkuar 33 vjeçari u transferua tek Barcelona me shpresën se do të bënte mirë por nuk ka rezultuar kështu dhe nëse nuk je në nivelin e pritur tek një ekip i këtyre niveleve, largimi është i paevitueshëm.
Duhet theksuar gjithashtu se shitjet do ti siguronin ndoshta të ardhura të mjaftueshme ish fituesve të La Ligas, për ti vënë në dispozicion të blerjeve, të domosdoshme në çdo merkato.
Mungesa e hapësirave e ka lënë në prapavijë Inigo Martinezin, i cili duhet të bëjë valixhet gati dhe ti thotë lamtumirë Katalunjes.
Gjithsesi, eksperienca e tij është e padiskutueshme, i cili e ka zhvilluar të gjithë karrierën në Spanjë, fillimisht tek Real Sociedadi, Athletic Bilbao dhe së fundmi tek ‘’ Los Cules ‘’, me të cilët në sezonin që lamë pas u aktivizua në 25 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet.



