
Gjatë merkatos së verës priten disa ndryshime tek Arsenali.
Presidenca e ‘’ Topchinjve ‘’ do të tentojë të përforcojë arkat me disa largime, të domosdoshme për të ardhmen.
Mikel Arteta ka mbetur i pakënaqur me Gabriel Jesus dhe Kai Havertz, largimet e të cilëve nga ‘’ Emirates ‘’ mund ti gjenerojë londinezëve afro 120 milionë euro.
Sigurisht që shpërthimi i Viktor Gyokeres i ka lënë disi në hije, një ndër më të mirët në qarkullim referuar pozicionit në të cilin aktivizohet.
Në rastin e gjermanit duhet thënë se 13 herë kampionët e Premier Leagues mund të arkëtojne rreth 70-80 milionë euro ndërsa për brazilianin 40 milionë euro.
Ishi i Palmeirasit nuk ka qenë në lartësinë e kërkesave të numrit një të stolit, fakt i cili nuk tolerohet tek gjigandët e Anglisë.
Të qënit në presion të vazhdueshëm përbën një sfidë për çdo lojtar të cilët e përjetojnë këtë situatë, sidomos kur janë pjesë e një ekipi elite.
Mikel Arteta ka deklaruar në krye të herës së dëshiron lojtarë dinamikë, të shpejtë dhe të rrezikshëm sidomos në metrat e fundit.
Sigurisht referuar Anglisë Arsenali do të jetë një ndër protagonistët e kësaj periudhe i cili mbështetet fuqimisht nga Stan dhe Josh Kroenke.



