
Steven Gerrard mund të jetë trajneri i ri i Aston Villa. Këta të fundi pas shkarkimit të Dean Smith janë vënë në kërkim për trajnerin e ri dhe në krye të listës është pikërisht legjenda e Liverpool.
Pas punës së shkëlqyer që ka bërë me Rangers, tashmë Gerrard po mendon një kalim në Premier League, për të tentuar më pas stolin e Liverpool, skuadër me të cilën bëri histori si futbollist.
Drejtuesit e Aston Villa kanë bërë propozimin e tyre për teknikun anglez dhe tashmë po presin përgjigjen e Gerrardit.
Smith u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, teksa në 5 ndeshjet e fundit kishin 5 humbje radhazi.



