Ekuban i jep tre pikët e rradhës Partizanit në sfidën ndaj Korabit

Ekuban i jep tre pikët e rradhës Partizanit në sfidën ndaj Korabit

Ekuban është njeriu i momentit tek skuadra e Partizanit. Sulmuesi i të kuqve me golin e sotëm i dha tre pikët e rradhës skuadrës së Partizanit e cila merr fitoren e tretë rradhazi në kampionat.

15-herë kampionët e vendit mposhtën në stadiumin “Selman Stermasi” skuadrën e Korabit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një fitore e merituar e të kuqve ku pavarsisht rezultatit të ngushtë arritën që të dominonin për 90-minuta takimin.

Goli i fitores erdhi në minutën e 32-të të takimit me Ekuban që shënoi një gol mjaft të bukur nga distance.

Goli i pestë në kampionat për Ekuban në tetë ndeshje i cili është njeriu kryesor që po udhëheq Partizanin drejt fitoreve.

Pas këtij tre pikëshi të kuqtë renditen në vendin e dytë me 17-pikë të grumbulluara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy