Abilaliaj: Teuta, kundërshtar i vështirë. Jemi në tratativa për të mbyllur marrëveshjen me trajnerin

Abilaliaj: Teuta, kundërshtar i vështirë. Jemi në tratativa për të mbyllur marrëveshjen me trajnerin

Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra do të luajë ndaj Teutës.

Abilaliaj deklaroi se gjendja e ekipit është shumë e mirë, por shtoi se duhet kujdes nga Teuta, që sipas tij vjen nga një moment i mirë.

Gjendja është mjaft e mirë për të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Duke pasur parasysh që kemi pasur disa ditë më shumë për të përgatitur ndeshjen, për të rikuperuar forcat dhe të them të drejtën, si në aspektin psikologjik dhe në atë fizik, ekipi gëzon shëndet të plotë. Patjetër është e kotë të flasim sa i përket mungesave, sepse na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Dihet situata. Nuk kemi asnjë që është rikuperuar gjatë këtyre ditëve të fundit. Kështu që vazhdojmë që të jetë e njëjta situatë. Por pjesa tjetër e grupit është e shëndetshme.

Teuta është një kundërshtar shumë i vështirë, shumë i rrezikshëm. Ka entuziazëm për faktin që bëri një fitore të rëndësishme në Elbasan kundër Dinamos. Mënyrën se si e arriti. U duk që ishte një ekip i uritur. Patjetër që edhe këtu, kur të vijnë në shtëpinë tonë nuk është se besoj se do të kënaqet vetëm me barazim. Mendoj se është një ekip shumë i vështirë dhe duhet të kemi shumë kujdes, sepse është një ndeshje që na jep mundësinë të krijojmë vazhdimësi edhe për punën, por edhe për rezultatet. Duhen përmirësuar edhe ato dy-tre probleme që krijohen gjatë fushës së lojës.

I pyetur për trajnerin, Abilaliaj tha se janë në tratativa për të mbyllur marrëveshjen, por kjo do të zbulohet në vijim, pasi nuk duan të nxitohen.

Moduli mund të jetë i njëjtë, këtë ta dëfton edhe kualiteti i lojtarëve që ne kemi në përbërje. Sa më shumë kualitet të kemi në fushën e lojës, aq më mirë është për fushën e lojës. Jemi munduar që t’i qëndrojmë qasjes që kemi pasur gjatë sezonit. Por qasja ndryshon nga ndeshja në ndeshja. Përveç mbështetjes morale të jashtëzakonshme që ka qenë Zekiç, ka të bëjë dhe stafi që ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Trajneri i ri? Ne jemi në negociata për të diskutuar me profilet që kemi përzgjedhur. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh në momentin që ndodhemi. Gjithsesi këtë qetësi na e jep dhe fakti që ekipi përgjigjet mjaft mirë. Opsionet tona i kemi diskutuar, jemi në tratativa për të mbyllur dhe marrëveshjet. Por gjithsesi kjo është një gjë që është dinamike. Unë do të doja të ishte e fundit, por ja që nuk është e fundit. Duke pasur parasysh e rëndësishme është përgjigja që japin futbollistët në fushën e lojës. Partizani do të ketë një trajner që ta ndihmojë ekipin që të bëjë procesin që kemi vendosur që nga vera e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy