Atletico insiston për Firminon

Atletico insiston për Firminon

Rënia e theksuar e rendimentit të Atletico Madridit në kompeticionet pjesëmarrëse vijon të jetë shqetësimi kryesor i Diego Simeones .

‘’ Los Colchoneros ‘’ si gjithmonë aspirojnë trofetë dhe ti afrohen sa më shumë të kaluarës  brilante .

‘’ El Cholo ‘’ e ka dëshmuar se mbetet traineri më i suksesshëm  i historisë së spanjollëve i cili duhet të zgjidhë të tashmen e ndërlikuar me objektivin e arritjes së majave në një të ardhme të afërt .

Lojtarë si Angel Correa  Matheus Cunha apo Joao Felix nuk e kanë të sigurtë qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe numri një i pankinës ka filluar ti bëjë llogaritë .

Objektivi tashmë për të është firmosja me Roberto Firminon , lojtar i cili akoma nuk ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për të qëndruar në ‘’ Anfield Road ‘’.

Paqartësitë e brazilianit afrojnë edhe më shumë Atletico Madridin , i cili ka mundësine të negociojë me cilindo klub që dëshiron duke filluar nga 1 janari i 2023-shit.

Shfaqja e spanjollëve është një shenjë se boshllëqet janë prezente dhe finalizimi i këtij kapitulli impulson firmosjen me lojtarë cilësorë.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të masin forcat me Juventusin e Massimilliano Allegrit , ekip që të frikëson pavarësisht momentit kritik në të cilin ndodhet .31 vjeçari shquhet si një lojtar që të befason atëherë kur nuk e pret dhe insistimi i Atletico Madridit justifikohet me këtë fakt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy