Newcastle: 220 milionë euro për merkaton

Newcastle: 220 milionë euro për merkaton

Faza e parë e sezonit  i ka dhënë një mësim presidencës së Newcastle United se   pa ndërhyrjen në merkato tronditjet mund të jenë të vazhdueshme për anglezët .  Pas 19 javësh, ‘’ Las Urracas ‘’ kanë mundur të grumbullojnë vetëm 11- pikë dhe aktualisht renditen të parafundit në tabelë .  

Pronari arab Mohammed Bin Salman ka marrë në dorë këtë situatë dhe e ka dhënë sinjalin e parë . 220 milionë euro do të vihen në dispozicion të Eddie Howes  për të garantuar shpëtimin i cili konsiderohet i domosdoshëm për të mos i rënë me shkelm entuziazmit të sheikut 36 vjeçar . \

Gjithçka mund të ndryshojë nëse ecuria deri në fundin e sezonit do ta arrijë objektivin e bardhezinjve ,  të cilët po kalojnë një fazë të vështirë por me sakrificat e presidencës dhe pak fat mund të buzëqeshin  dhe të ndezin motorrët për arritjen tek suksesi . 

Shifra e lartpërmendur konsiderohet tejet e nevojshme për të ulur tensionin në  ‘’ St James Park ‘’, dhe ti ofrojë një lloj sigurie trainerit Eddie Howe i cili do të ketë mbi supe përgjegjësinë për ta nxjerrë Newcastlen nga gropa e thellë ku ka rënë .

Mbështetja është tejet e fuqishme por duhet parë gjatë merkatos se sa deçizivë do të jenë drejtuesitme objektivin e të qënit në lartësinë e duhur në fraksionin e dytë të kampionatit .

Shumë emra të njohur vijojnë të jenë pjesë e listës së gjatë të trainerit anglez e cila pritet të zgjerohet por theksi do të vihet tek negociatat të cilat sigurisht do të kenë në favor potencialin e presidentit nga Arabia Saudite .

 

 

 

 

 

 

 

             

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy