Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është zgjedhur si lojtari më i mirë në Serie A, për sezonin e fundit. Sulmuesi belg ishte ndër lojtarët kryesorë për Interin, në një sezon që zikaltërit e finalizuan me fitimin e titullit kampion, që mungonte prej plotë 11 vitesh.
Ndonëse golashënuesi më i mirë në Serie A ishte sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, çmimin si lojtari më i mirë i sezonit e fitoi Lukaku.
Belgu është vlerësuar për kontributin e madh dhe paraqitjet e shkëlqyera që tregoi gjatë sezonit që sapo u mbyll. Lukaku u bashkua me Interin në verën e vitit 2019 nga Manchester United, si një dëshirë e madhe e trajnerit të larguar tashmë, Antonio Conte dhe u paguan rreth 80 milionë euro.



