Milwaukee Bucks është shpallur kampione e NBA. Skuadra amerikane e basketbollit rikthehet kështu te titulli kampion, pas plot 50 viteve pritje, teksa është i dyti në të gjithë historinë e skuadrës.
Finalja e gjashtë ndaj Phoenix Suns u fitua me shifrat 105-98 dhe Milwaukee Bucks fitoi NBA, pas suksesit të përgjithshëm 4-2.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo. Greku tregoi paraqitje mbresëlënëse si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ku zhvilloi ndoshta ndeshjen më të mirë në karrierën e tij si basketbollist.
26-vjeçari arriti të realizojë plot 50 pikë, diçka që më parë e kanë arritur ta bëjnë vetëm 6 basketbollistë në finale. Pas dominimit dhe sezonit të shkëlqyer, Milwaukee kurorëzohet me trofeun e madh të NBA, duke i dhënë kështu fund pritjes së gjatë të tifozëve për të shijuar titullin kampion.



