Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit në Premier League. Ndonëse u fol shumë për një largim të mundshëm të mesfushorit, e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë në Angli.
Roma ishte shumë afër transferimit të lojtarit, madje kishte marrë edhe miratimin e tij, si një dëshirë e madhe e trajnerit Mourinho, por një marrëveshje mes dy klubeve nuk u arrit.
Kështu Xhaka qëndroi te Arsenali, me të cilët ka arritur akordin për rinovimin e kontratës. Me kontratën e re, 28-vjeçari do të zgjasë bashkëpunimin me “Topçinjtë” edhe për 4 sezone të tjera.



