Barcelona rikthen vëmëndjen tek Moukoko

Barcelona rikthen vëmëndjen tek Moukoko

Drejtuesit e Barcelonës me në krye drejtorin sportiv dhe ish mesfushorin Deco, tashmë kanë filluar të mendojnë për sezonin vijues . Portugezi e ka rikthyer vëmëndjen tek një dëshirë e vjetër. Flitet për Youssoufa Moukokon, i cili prej shumë kohësh tashmë konsiderohet një ndër më të mirët e Borussia Dortmundit dhe premton për të ardhmen. Natyrisht traineri Xavi Hernandez kërkon një rifreskim të disa reparteve të cilët nuk e kanë bindur plotësisht dhe ofensiva mbetet prioritet për periudhën e transferimeve. Kamerunasi para pak kohësh e rinovoi kontratën me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ por paraqitjet impresionuese e kanë bindur numrin një të stolit të ‘’ Blaugranëve “ , i cili e konsideron si zëvëndësuesin ideal të Robert Lewandowskit. Largimi i 18 vjeçarit do të linte një boshllëk në sulmin e ekipit nga Ruhr por njëkohësisht mund ti vijë në ndihmë për fuqizimin e arkave, fakt që mund ti ndihmojë gjermanët për arritjen e objektivave. Sezoni aktual është i treti për Youssoufa Moukokon tek Borussia Dortmundi, gjatë të cilit deri në momentin që flasim ka kontribuar me 1 gol në 5 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy