
Pas interesit të Liverpoolit për Pablo Barrios menjëherë drejtuesit e Atletico Madridit janë përgjigjur.
Diego Simeone beson tek potenciali i mesfushorit dhe beson se me të ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të jenë edhe më kompetitivë.
Kontrata e 23 vjeçarit skadon në 2030-tën dhe sipas informacioneve klauzola e prishjes së saj arrin 500 milionë eurot.
Kjo sigurisht është një strategji për ta blinduar përfundimisht qëndrimin e spanjollit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe për të vijuar rrugën drejt titujve.
Në sfidën e Champions Leagues kundër Manchester United në shtëpi Pablo Barrios shënoi duke i dhënë për të kuptuar ‘’ El Cholos ‘’ që në momente të caktuara është tejet deçiziv.
Kryeqytetasit natyrisht falë argjentinasit janë mjaft kompetitivë dhe një kockë e fortë për çdo rival.
Momentalisht në aspektin e përgjithshëm numri një i stolit është i kënaqur me lojtarët në dispozicion dhe në rastin konkret duhet thënë se ka rezultuar determinant në 7 sfidat e para të sezonit, të shoqëruara këto me 1 gol dhe 1 asist.



