
Vllaznia ka arritur një fitore tepër të çmuar ndaj kryesuesve të Skënderbeut duke triumfuar me rezultatin 2-1. Heroi i sfidës së sotme ishte Andi Ribaj, pasi i dha triumfin skuadrës së Ernest Gjokës, duke shfrytëzuar mjaft mirë momentin e keq të Skënderbeut pas dënimit me 10 vite nga UEFA.
Një takim i nisur praktikisht me gol për vendasit, që pas dy minutash lojë kaluan në avantazh, pasi 28-vjeçari shfrytëzoj mjaft mirë një top të kthyer nga Cinari nga shtylla e dytë në qendër dhe me një goditje në rëshkitje e sipër Ribaj mposhti portierin Teqja. Minutat e ardhshme folën për vendasit, por golin e gjetën miqtë. Kur po luhej minuta e 21, Ali Sowe u fut në zonë dhe i vetëm përballë portierit Sherri nuk gaboj, duke tundur rrjetën për shifrat 1-1.
Goli goditi rëndë kuqeblutë që ishin shumë pranë pësimit të golit të dytë, me James e Dita nuk arritën të ishin konkret në rastet e paraqitura. Por nëse korçarët gabonin përpara portës, një gjë e tillë nuk ndodhi me Ribaj, që në minutën e 43-të të pjesës së parë realizoj përsëri duke i dërguar vendasit në epërsinë 2-1 drejt dhomave të zhveshjeve.
Në fraksionin e dytë, zëvendësimet e kryera nga të dy trajnerët nuk ndryshuar në rezultat, me Vllazninë që merr një 3-pikësh mjatt të rëndësishëm për objektivat e sezonit. Me këtë fitore Vllaznia mbetet në vendin e 8-të me 30 pikë, një pikë më shumë se Teuta që mundi në shtëpi 1-0 Laçin.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Silvester Shkalla, pesë minuta nga fundi. Një fitore që mban akoma të hapur luftën për rënien nga kategoria, me durrsakët që momentalisht janë në pozicionin që të dërgon një kategori më poshtë.
Vllaznia-Skënderbeu 2-1
Goli i Ribaj për 2-1
Goli i barazimit 1-1 nga Sowe
Goli i Ribaj për 1-0



