Qatip Osmani, nuk do të jetë me trajner i Shkëndijës së Tetovës. Ndeshja ndaj Rabotnicki, e cila u fitua nga kuqezinjtë, ishte e fundit për Osmanin në drejtimin e tetovarëve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, që njofton trajneri ka paraqitur dorëheqjen dhe është pranuar nga drejtuesit.
Shkëndija e mbylli kampionatin në vendin e tretë në Maqedoninë e Veriut, me 57 pikë, 1 më pak se Shkupi i vendit të dytë dhe 11 më pak se Struga kampione.



