Roma kërkon qëndrimin e Zaniolos

Roma kërkon qëndrimin e Zaniolos

 Pavarësisht objektivave të merkatos , javët e fundit Roma  është ndalur në rinovimin e disa pikave të rëndësishme.  

Pas akordit me Lorenzo Pellegrinin , traineri Jose Mourinho ka kërkuar qëndrimin e Nicolo Zaniolos në ‘’ Olimpico ‘’ për të mos prishur ekuilibrat dhe të jenë kompetitivë deri në fundin e sezonit.  Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , ‘’ Verdhekuqtë ‘’ kërkojnë të rikompensojnë sakrificat e italianit me rinovimin deri në  30 qershorin e 2026- tës të shoqëruar me përfitimin e 4 milionë eurove në sezon , shifër e cila është dyfishi i pagës aktuale  .

Me kalimin e sezoneve  22 vjeçari është shëndërruar në një pikë referuese jo vetëm tek kryeqytetasit por edhe në mbarë Scudetton duke tërhequr  vëmëndjen e disa pretendentëve por Roma kërkon të evitojë situatat e pakëndshme që mund të gjenerohen në të ardhmen dhe te sigurojnë shërbimet e ishi-t të Interit . Për më tepër marrja në dorë e fateve të pankinës nga ‘’ The Special One ‘’ ka motivuar  të gjithë komponentët e Romës për të mos e menduar të ardhmen diku tjetër sepse figura e luzitanit imponon një respekt të veçantë dhe ringjall shpresat për arritjen tek suksesi . 

Ecuria e Nicolo Zaniolos vijon rrugën e duhur dhe shpresohet që mos të hasë ngërçe gjatë sezonit sepse do të ndikonte negativisht në mbarëvajtjen e skuadrës .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy